Më në fund Teatri Shqiptar i Kumanovës del me premierën e parë

Ansambli profesional i Teatrit Shqiptar në Kumanovë, i themeluar para një viti , nesër mbrëma me fillim në ora 20.00 në Teatrin popullor të këtij qyteti do të shfaq premierën e parë zyrtare. Kjo trupë ambicioze teatrore do të shfaqet me dramën komike “ Mirandolina “ të Carlo Gol Doni , kurse në regji të Kushtrim Bekteshi .

“ Jemi përgatitur maksimalisht për këtë shfaqje historike për Ansamblin kumanovar , pasi që për herë të parë zyrtarisht paraqitemi para publikut të Kumanovës si teatër zyrtar profesional” tha në konferencën e sotme për gazetarë në vigjilje të premierës së të dielës “ Mirandolina”, Enver Halimi , përgjegjës i Teatrit Shqiptar të Kumanovës.

Mësohet se për ta përcjellë premierën e trupës kumanovare do të marrin pjesë edhe zyrtarë nga Ministria e kulturës dhe përfaqësues qeveritarë. 

Meqë premiera e nesërme do të jetë vetëm me ftesa zyrtare, është paraparë që për qytetarë e njëjta të shfaqet më 26 maj. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button