Cech: Jam i përgaditur edhe për penallti
Portieri i Chelseat,Petr Cech edhe pse ka dështuar në vitin 2008 në penallti ndaj Unitedit ka thënë se tanimë ai është i përgaditur për gjithçka.
29 vjeçari dështoi në 2008 në penallti ndaj Manchester Unitedit në finale pas rezultatit 1-1 por ai tani thotë se është përgaditur për këtë ndeshje më shumë se kurrë.
“Kam shikuar videot e Bayernit kur kanë gjuajtur penallti,mendoj se di anën e secilit lojtar të Bayernit por unë prapë se prapë mendoj se ndeshja do mbyllet në 90 minuta” theksoi çeku. /Portalb