DW: Bilen Saliji “solemnisht” i iki ristrukturimit të qeverisë së Maqedonisë

Në publikun politik janë duke qarkulluar spekulimet se ministri i Drejtësisë së Maqedonisë, Bilen Saliji dje dha dorëheqje nga posti me qëllim që t’i ikë ristrukturimit të qeverisë, shkruan DW në gjuhën maqedonase. Ristrukturimi i Qeverisë ka qenë e paralajmëruar nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, transmeton Portalb.mk.

Sipas informatave jozyrtare të DW-së, “Saliji ka qenë i përfshirë në procesin e ristrukturimit, sepse ai shpesh herë u gjend në cak të kritikave për reformat në gjyqësor, të cilat u rritën me pakënaqësitë që u shprehën ndërmjet anëtarëve të Këshillit të Reformave në Gjyqësor i cili pati për detyrë të përpilojë strategjinë për reformat në gjyqësor”.

Sipas burimeve partiake të DW, Saliji në mënyrë “solemne” u largua nga Ministria që të mos preket nga ristrukturimi por edhe të marrë pikë politike para protestës së të sotmes për rikualifikimin e rastit të Almir Aliut e cila është paralajmëruar nga iniciativa qytetare “Drejtësi për Almirin”.

“Shtrohet dilema se dorëheqja e Salijit a është e moralshme apo akt dyfytyrësie”, shkruan DW.

Sipas asaj që shkruan DW, në prapavijë të moralit të Salijit është puna e madhe, por motivet e qarta nuk dihen ende.

“Largimi i tij u pa i patjetërsueshëm për shkak të pakënaqësisë ndaj punës së tij”, shkruan më tej DW.

Portalb.mk ditë më parë realizoi analizë për dhe si kandidat serioz për t’u larguar nga posti i ministror, u pa ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji.

Skenari për rikonstruim: Kush e lëshon qeverinë dhe kush është i pazëvendësueshëm?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button