Dështon fluturimi i anijes private kozmike

Lansimi i parë nga një kompani private i një rakete në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës u ndërpre të shtunën, vetëm pak momente para se të shkëputej nga toka në Floridë.

Numërimi së prapthi për raketën SpaceX Falcon 9 arriti deri në zero, para se të ndalej nga një fikje automatike nga kompjuterët.

Është e paqartë se kur do të rilansohet raketa.

Prodhuesit e raketës së njohur si SpaceX _ Space Technologies Corp shpresojnë t’i bashkohen listës të ngushtë të qeverive në fluturimet në stacionin hapësinor.

Deri tani, vetëm agjencitë e hapësirës të Rusisë, Japonisë dhe Evropës kanë qenë në gjendje të dërgojnë anijet e furnizimit në këtë stacion.

Shtetet e Bashkuara kishin po ashtu këtë aftësi, derisa të braktisën programin 30 vjeçar të anijeve kozime, në vitin 2011. /botasot

Lajme të ngjashme

Back to top button