Takimi Thaçi- Vuçiq në Bruksel: ja për çfarë do të diskutohet

Këshilltari i presidentit të Kosovës, Blerim Shala, tha sot se presidentët e Serbisë dhe Kosovës, Aleksandër Vuçiq dhe Hashim Thaçi do të diskutojnë të premten në Bruksel për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani, të cilat nuk kanë gjetur zbatim deri më tani, si Bashkimi i komunave me shumicë serbe dhe sektori i energjisë.

Shala për mediumin serb “Beta” tha se Vuçiq dhe Thaçi pritet që të kenë takime të rregullta për të rënë dakord mbi hapat e mëtejshëm në funksion të strategjisë për zgjerimin e BE-së në Ballkanin perëndimor.

Sipas tij, Beogradi dhe Prishtina duhet të arrijnë një zgjidhje për dy vjet, raporton “Beta”.

Ai kujtoi se dialogu teknik midis Beogradit dhe Prishtinës është në zhvillim e sipër dhe se të dy presidentët presin një rikapitullim të gjithçkaje që është rënë dakord deri tani.
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Siguri Federica Mogerini do të presë një takim mes Vuçiqit dhe Thaçit më 23 mars në Bruksel, në vazhdimin e Dialogut të Brukselit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button