Votimi i demarkacionit, deklarohet shefja e zyrës së BE-së në Kosovë

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova pas takimit me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se sot është ditë e rëndësishme për Kosovën,  qytetarët dhe rininë e saj, pasi ka gjasë që të zgjidhet çështja e demarkacionit, njofton Telegrafi.com.

Ajo tha se deputetët duhet ta marrin përgjegjësinë dhe të votojnë Marrëveshjen për Demarkacionin.

“Sot është ditë e rëndësishme për Kosovën ku një ngjarje, e cila që një kohë të gjatë ka gjasë të përfundohet, pra është marrëveshja për demarkacionin…. Kjo është një nga dy kriteret dhe thërras politikanët që të mos i mbajnë qytetarët e tyre të izoluar drejt integrimit në BE”, tha ajo.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë tha se me Veselin kanë biseduar në detaje se cila do të jetë puna e Kuvendit për javët dhe muajt në vijim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button