Sulm vetëvrasës në Kabul, dhjetëra të vrarë
Një sulm vetëvrasës jashtë një xhamie në Kabul ka lënë të vrarë së paku 26 persona dhe të plagosur 18, tha Ministria e Brendshme e Afganistanit.
Nusrat Rahimi, zëdhënës i kësaj ministrie, i tha Radios Afganistani i Lirë se shumica e viktimave të sulmit janë civilë, transmeton REL.
Sulmi ka ndodhur derisa banorët e Kabulit po festonin Nevruzin, vitin e ri persian.
Zyrtarët druajnë se numri i viktimave mund të rritet.