Valdet Bajrami, Urim Saiti dhe Avdyl Salihu pjesë e ngjarjes më të re sportive në Zvicër

Shteti i Zvicrës shumë shpejt do të pasurohet edhe me një ngjarje të madhe të sporteve luftarake, por kësaj radhe me një koncept ndryshe nga të tjerët. Bashkëorganizator janë tre persona, secili profesionist në punën e tyre dhe me një përvojë të madhe në sportet luftarake, por edhe në organizime të tilla, njofton Portalb.mk.

Të njëjtit janë dëshmuar me organizimet që kanë pasur në të kaluarën kurse tani kanë mbledhur forcat për një spektakël që do organizohet ose në Bazel ose në Cyrih më 22 shtator 2018. Bëhet fjalë për Valdet Bajramin i cili do të jetë edhe president, Urim Saiti dhe Avdyl Salihu. Aktiviteti sportiv do të quhet “The Money Challenge” ku organizatorët përveç përtalljeve prestigj, ka paraparë edhe ndeshje për titull evrope, ku në njërën do ndeshet kërçovari, Urim Saiti.

Po ashtu në program do ketë edhe një turnir nga tetë luftëtar në K1, ku do luftojnë për çmimin e madh prej 10.000 franga. Nga tani organizatorët kanë filluar edhe kontaktet e para me kiksboksier dhe boksier të njohur shqiptar ku disa prej tyre madje janë pajtuar që të marrin pjesë, por momentalisht nuk dëshirojnë që emrat e tyre t’i bëhen publike deri në momentin kur do gjinden dhe kundërshtarët e tyre. Me një fjalë shumë mirë është pritur ky aktivitet te sportistët dhe pritet një mega spektakël i madh, ku do jetë edhe tradicional.

Presidenti i “TMC”, Valdet Bajrami u shpreh shumë i gëzuar me këtë projekt të ri që do ta realizojë me bashkëpunëtorët e tij, Urim Saiti dhe Avdyl Salihu dhe premtoj se puna e tyre do të shihet qysh në aktivitetin e parë.

“Kemi biseduar shumë gjatë me Urimin dhe Avdylin për konceptin, madje kemi biseduar edhe për gjërat ma të thjeshta vetëm e vetëm që dalim të suksesshëm. Të gjithë kemi pasur përvoja me organizime dhe të njëjtat i kemi paraqit në flet, ndërkohë që kemi futur në program disa gjëra që do jenë risi në evente dhe mendoj se të njëjtat do të pranohen shumë mirë edhe nga shikuesit. Nga tani e shoh se kemi mbështetje të madhe edhe nga sportistët, kështu që apeloj secili që mendon se mund të ngjitet në ringun tonë mund të na kontaktoj dhe në fund do të kënaqemi të gjithë me atë spektakël që do e organizojmë”, tha Bajrami.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button