Kuçi, demanton presidentin sirian Al Assad

Zëvendëskryeministri kosovar, Hajredin Kuçi e ka cilësuar si te pabaze deklaratën e presidentit sirian Bashar Al Assad, se Kosova është duke stërvitur ne kampet e saj rebelet opozitare te Sirisë, ne mënyrë qe ata te rrëzojnë qeverinë aktuale.

Kuçi theksoi se Kosova i mbështet lëvizjet demokratike, por nuk është oazë për stërvitje, pasi një gjë e tille është kompetence e misionit te BE-se, EULEX, si dhe e KFOR-it , te cilët janë përgjegjës për sigurinë ne vend.

Disa dite pasi përfaqësues te opozitës ne Siri vizituan Prishtinën ku patën takime me disa zyrtare te shtetit kosovar, mediat ruse shkruan se Kosova po shndërrohet ne baze ndërkombëtare për stërvitjen e rebeleve.

Kjo teme u diskutua edhe ne mbledhjen e fundit te OKB-se , pasi u ngrit si shqetësim nga ambasadori rus, Vitali Çurkin. Deklarata e tij u me pas u përgënjeshtrua nga ministri i Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj.

Lajme të ngjashme

Back to top button