Rasti Skripal: BE kërkon forcimin e kapaciteteve përballë rreziqeve kimike

Udhëheqësit e vendeve të Bashkimit Evropian do të kërkojnë nga shefja e politikës së jashtme, Federica Mogherini, të shikojë mënyrat për të përmirësuar strategjinë e komunikimit të BE-së dhe mbrojtjen nga sulmet kibernetike, transmeton REL.

Ky zhvillim vjen pas sulmit me agjent nervor kundër ish-spiunit rus, Sergei Skripal, dhe vajzës së tij Yulia, që ka ndodhur më 4 mars në Sallsbëri të Anglisë.

Liderët e BE-së pajtohen se “Bashkimi Evropian duhet të forcojë kapacitetet përballë rreziqeve kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore, përfshirë bashkëpunimin midis vendeve anëtare dhe aleatëve të NATO-s”, thuhet në draft-konkluzionet që ka parë Radio Evropa e Lirë përpara samitit të BE-së që do të zhvillohet në Bruksel më 22-23 mars.

Edhe pse këto draft-konkluzione nuk e fajësojnë drejtpërdrejt Moskën për sulmin kundër Skripalit dhe vajzës së tij, aty thuhet se BE “i merr shumë seriozisht vlerësimet e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar se Federata Ruse, sipas të gjitha gjasave, është përgjegjëse”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button