SHBA, libri elektronik kalon atë me letër

Mesa duket tejkalimi ndodhi. Ose të paktën për momentin, nëse merret parasysh parametri i të ardhurave.

Sipas informacioneve që shkruan John Biggs në blogun TechCrunch, Shoqata e botuesve amerikanë ka paraqitur një raport sipas të cilit në 12 muajt e fundit, në Shtetet e Bashkuara, fitimet nga librat elektronikë kanë kaluar ato të librave me letra dhe kopertinë.

Bëhet fjalë për 282 kundrejt 230 milionë dollarë për eBook-un, ndërkohë që një vit më parë shifrat ishin 223 me 220 milionë për librin prej letre.

Librat me kopertinë, ose “hardcover” siç përdoret në gjuhën lokale, janë shtuar me librat për të rritur në tërësi, por shifra më domethënëse është një tjetër: të ardhurat e eBook-ve për fëmijë janë rritur nga 4 milionë dollarë në vitin 2011 në 64 milion këtë vit.

Sipas Biggs, merita për këtë revolucion i takon efektit të një oferte më të larmishme për brezat e rinj dhe një numri më të madh tituj librash në dispozicion për ta.

Lajme të ngjashme

Back to top button