Zonja e parë rrëzohet, Donald Trump bën gjestin xhentil (VIDEO)

Teksa po ecte në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë, me drejtimin për të hipur në helikopterin presidencial, Zonja e Parë e SHBA-ve befas ka humbur ekuilibrin. Një skenë e tillë, nuk i ka shpëtuar fotografëve dhe paparacëve që gjenden kudo kur vjen puna tek daljet publike të çiftit presidencial, ama po të mos ishte për gjestin xhentil të bashkëshortit të saj, Melanie Trump do të ishte rrëzuar në tokë, transmeton Revista Class.

Presidenti Donald Trump e ka kapur tek pjesa e mesit, duke mos e lënë bashkëshorten e tij të bënte një figurë të keqe, që me shumë gjasë do të “pushtonte” faqet e para të tabloideve dhe mediave rozë. Me krahun rrotull të shoqes së tij, Presidenti Trump i bëri të gjithë për vete me këtë gjest kaq të bukur. Dhe ashtu duke mbajtur njëri-tjetrin ata u drejtuan për të hipur në helikopterin presidencial.

Ky ishte një nga rastet e rralla ku çifti presidencial shfaq publikisht mbështetjen dhe dashurinë ndaj njëri-tjetrit.

3 thoughts on “Zonja e parë rrëzohet, Donald Trump bën gjestin xhentil (VIDEO)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP