Fushatë #perBekimin, solidarizohuni duke dëgjuar rrëfimet e “Grave”

Në kuadër të fushatës sensibilizuese #përBekimin, më 23 mars, në Teatrin e Tetovës do të shfaqet drama “Gratë” e Teatrit Shqiptar Shkup në regji të Qëndrim Rijanit, njofton Portalb.mk.

“Shfaqja “Gratë” do të jepet në kuadër të aksionit humanitar për regjisorin Bekim Lumi. Çmimi i biletës është 300 denarë. Biletat do të jenë në shitje nga 21.03.2018 (ora 12.00) në biletarinë e Teatrit të Tetovës”, thuhet në njoftimin e Teatrit Shqiptar të Shkupit.

“Gratë” trajton problemet e dashurisë, urrejtjes, tradhtisë, seksualitetit dhe incestit. Sikur këto të ishin të vetme me të cilat përballen “Gratë” e premierës dhe gratë e përditshmërisë, por janë edhe një mori problemesh të cilat do të sjellin vorbullën e botës femërore shqiptare që do të shkaktohet nga rryma e vetme e jetës femërore, liria.

“Gratë”, me autorësi të Robert Thomas do të vijnë me aktoret: Teuta Ajdini Jegeni, Drita Kaba Karaga, Amernis Nokshiqi, Vjollca Bekteshi Hamiti, Aida Alidemi, Xaka Jonuzi Çeliku, Linda Saiti dhe Aida Elezi. Për skenën është përgjegjës Petrit Bakalli ndërsa për muzikën është përkujdesur Fatos Lumani.

Përndryshe, që prej dy vjetësh regjisori i mirënjohur dhe profesori i Fakultetit të Arteve të UP-së, Bekim Lumi, është duke u përballë me sëmundjen e rëndë të kancerit. Gjatë kësaj kohe, shpenzimet e trajtimit të gjatë mjekësor në Gjermani kanë qenë jashtëzakonisht të mëdha dhe ato, me sforcim të madh, janë përballuar vetëm nga familja e Bekimit. Në ndërkohë, pjesërisht, ai është ndihmuar edhe nga disa artistë, miq të tij të ngushtë, si dhe nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës. Por, përballë kostos marramendëse të trajtimit të deritashëm mjekësor, ato ndihma tashmë janë shpenzuar. Tash ka ardhur një moment kritik, kur, për shkak të shpenzimeve të mëdha financiare, atij i duhet mbështetja jonë më e madhe për ta vazhduar përballjen me sëmundjen e kancerit. Shërbimet mjekësore në Gjermani kanë marrë përmasa të papërballueshme. Praktikisht, shpenzimet e këtij trajtimi mjekësor individualisht nga Bekimi dhe familja e tij janë të papërballueshme.

Me “hë baba, a u ngope dhe binde me kaq sa dëgjove?” u shfaq premiera “Gratë” (VIDEO)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP