“Demokracia e re” fiton zgjedhjet parlamentare në Greqi

Partia pro paketës së shpëtimit financiar të Greqisë “Demokracia e re” fitoi me rezultat të ngushtë shumicën në zgjedhjet parlamentare dje, pas zgjedhjeve të përgjithëshme të muajit maj që nuk arritën në formimin e qeverisë.

E majta radikale që luftoi për vendin e parë, e pranoi humbjen, pasi llogaritjet zyrtare treguan se partia konservatore Demokracia e Re fitoi 29.5 përqind të votave; e majta radikale Syriza 27.1 përqind dhe partia socialiste PASOK 12.3 përqind.

Udhëheqësi i Demokracisë së Re, Antonis Samaras, tha se “populli grek votoi që Greqia të vazhdojë të qendrojë në strukturat evropiane dhe në eurozonë”.

Në Ushington, Shtëpia e Bardhë publikoi një deklaratë, në të cilën thuhet se “Presidenti Obama dhe udhëheqës të tjerë botërorë kanë theksuar se besojnë se është në interesin e të gjithëve që Greqia të mbetet në eurozonë, ndërkohë që do të respektojë edhe angazhimin e saj për reformat”.

Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës, ka qënë një nga kontribuesit kryesorë të dy paketave të shpërtimit financiar të Greqisë prej disa miliarda dollarësh. Ministri gjerman i Financave, Volfganf Schaeuble tha se “nëse fitorja e Demokracisë së Re konfirmohet, Gjermania do ta konsideronte këtë rezultat si vendim të votuesve grekë për t’u angazhuar në zbarimin e reformave të thella ekonomike dhe financiare”.

Demokracia e Re ka premtuar të rinegociojë kushtet e paketës së masave shtrënguese ekonomike të Greqisë me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Lajme të ngjashme

Back to top button