Daily Mail reportazh për fëmijërinë e Dua Lipës

Dua Lipa është një ndër këngëtaret shqiptare, e cila po korr çdo dit një sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e saj muzikore.

 Një karrierë e cila ka nisur që në moshë të vogël, por që tashmë ajo njihet si një ndër artistet e cila ka bërë histori pasi në “Brit Awards”, u bë artistja e parë femër që merrte 5 nominime brenda një viti, transmeton TCH.

Lidhur me karrierën e saj, Daily Mail i ka kushtuar një reportazh Dua Lipës, duke e kthyer atë disa vite pas.

Prestigjozja ka publikuar një video të fëmijërisë së Dua Lipës, e cila në Prishtinë shfaqet duke kënduar këngën e Alicia Key “No One”.

Daily Mail përshkruan me detaje jetën e Dua Lipës. Prestigjozja shkruan se këngëtarja ka lindur në Londër por më pas është zhvendosur në Prishtinë së bashku me prindërit e saj kur ishte në moshën 11 vjeçare.

Në videon e publikuar nga DailyMail, Dua Lipa shfaqet duke kënduar sëbashku miken e saj, Diellza Dobroshi, e cila sot është një fashion blogger në Paris.
Por Dua Lipa lë Kosovën në moshën 15 Vjeçare, për tu rikthyer në Londër ku vijoi ëndrrën e saj për muzikën.

Prestigjozja ka siguruar edhe një interviste më një nga miqtë e Dua Lipës, Andi Selimi,i cili ishte në të njëjtën shkollë me këngëtaren.

Në intervistën e siguruar, miku i Dua Lipës thekson: “Ajo ishte një vajzë e mirë me ëndrra të mëdha për një karrierë në muzikë. Ishte e zgjuar dhe gjithmonë donte të mësonte gjëra të reja. Luajtëm në një film së bashku kundër drogës. E donte muzikën hip-hop dhe kishte të njëjtën fytyrë të këndshme si tani. Të gjithë e pëlqenin. Ishim miq të ngushtë, por nuk kam folur me Duan që kush u zhvendos në Londër”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP