Protesta e ASH-së: larg duart nga Gostivari dhe ktheni kompetencat arsimore te Taravari (VIDEO)

Me “Gostivarin nuk e shesim, Taravarin e mbështesim”, simpatizuesit e Aleancës për Shqiptarët kërkuan sot nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev që t’i kthehen kompetencat në fushën e arsimit kryetarit aktual të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari duke kërkuar gjithashtu që t’i largojë duart nga arsimi i Gostivarit, raporton Portalb.mk.

“Fillimisht Gostivari deri më sot nuk ka pasur buxhet të miratuar dhe sot ai u shartua maksimalisht dhe kjo u bë arsye për të penguar suksesin e Taravarit. Marrja e kompetencave të arsimit të Taravarit a paraqet anarki të Gostivarit nga ana e Zaevit por edhe BDI-së. STOP emërimit të drejtorave partiak, politizimit të arsimit. Prandaj kryeministri Zaev duhet të ketë parasysh se ka bërë premtime se do të bëjë reforma, ku janë sot këto premtime sot dhe ku dalloni ju nga ish kryeministri i Gruevski. Larg duart nga Gostivari dhe ktheni kompetencat tek Arben Taravari”, tha një protestues.

Protestuesit marrjen e kompetencave të Arben Taravarit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e shohin si projekt të kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, për siç thonë ata, eliminimin e Taravarit.

“Shembulli tipik se si pushteti mund ta katandis një individ, pasi realizoi qëllimin e tij, marrjen e pushtetit, sihte nisja e fushatës kundër ASH-së nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev. Projekti për eliminimin e Taravarit nuk pati suksese, dhe kjo u bë projeksion i Qeverisë së Maqedonisë. Arsimi është bazamenti i formimit të fëmijëve, prandaj larg duar nga politizimit të arsimit. Nëse nuk reflekton Qeveria ne do të vazhdojmë të ngremë zërin deri sa nuk sigurohemi se drejtësia do të gjej vendin e vet”, tha njëra nga protestueset.

Sipas kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari marrja e kompetencave nga ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska ka ardhur si pasojë e presionit të Bashkimit Demokratik për Integrim.

“Nuk do të lëshojmë pe, dhe do të luftojmë deri në fund. Sot na e hoqën mundësinë që të kemi sukses, pas 1 muaji dhe 2 ne do të detyrohemi që t’i mbyllim çerdhet dhe t’i lëmë në rrugë të punësuarit. Buxheti i sotëm është i papranueshëm për mua, dhe protestat do të vazhdojnë edhe më tej”, tha Taravari në protestë.

Taravari bëri thirrje për bashkangjitje të protestës së nesërme për rikualifikimin e rastit të Almir Aliut.

“Ju ftoj që të merrni pjesë në protestën e nesërme për Almir Aliun. Nesër edhe unë do të jem në Shkup”, tha Taravari.

Përndryshe, si shenjë revolte ndaj marrjes së kompetencës në fushën e arsimit të kryetarit aktual të komunës së Gostivarit, Arben Taravari nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, nga protestuesit u paralajmëruan edhe protesta të tjera.

I janë marrë kompetencat Taravarit për të shkarkuar dhe emëruar drejtorë në shkollat e Gostivarit

Përndryshe, në lidhje me marrjen e kompetencës nga ana e MASH-it, ditë më parë reaguan edhe drejtorët e shkarkuar nga ish kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta. Drejtorët e shkarkuar nga Bejta akuzonin se ky i fundit ka shkel ligjin kur ka emëruar drejtorët, mirëpo sipas tyre, atë kohë MASH-i ka heshtur.

Reagim i drejtorëve të vitit 2013: Nevzat Bejta ka shkelur ligjin gjatë shkarkimit, por MASH heshti (DOKUMENT)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button