Zyrtari i lartë ushtark i SHBA-së viziton Afganistanin

Gjenerali amerikan, Joseph Dunford ka vizituar Afganistanin për të vlerësuar fushatën ushtarake atje.

Vizita e Dunford vjen pasi Sekretari amerikan i Mbrotjes, Jim Mattis, qëndroi javën e kaluar në Afganistan, me qëllim që të ripërtrijë përpjekjet që të hapen bisedimet në mes të militantëve talibanë dhe qeverisë afgane, transmeton REL.

Përforcimi i kësaj përpjekjeje është rritja e fushatës ushtarake amerikane që synon të sigurojë trupat afganë që të bëjnë përparim kundër talibanëve dhe kryengritësve të tjerë.

Gjenerali Dunford ka thënë se ai dëshiron të kuptojë qëllimet për muajt e ardhshëm, në mënyrë që koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja, të mund të krijojë mënyra për të matur përparimin gjatë luftimeve.

Dunford ka qëndruar në Afganistan me një ekip të tij, ku ka pasur zyrtarë të lartë të specializuar në inteligjencë, strategji dhe logjistikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button