Kuvendi kërkon dorëheqje edhe të dy anëtarëve të tjerë të Antikorrupsionit

Komisioni Kuvendor për Zgjedhje dhe Emërime i konfirmoi dorëheqjet e pesë anëtarëve të Komisionit të Antikorrupsionit të cilat dhanë dorëheqje pas zbardhjes së raportit nga revizioni i brendshëm që tregon keqpërdorime me mjetet buxhetore nga ana e tyre. Deputeti, Artan Grupi i fton edhe dy anëtarët tjerë të japin dorëheqje që të ketë qasje drejt ndryshimit të ligjit dhe drejt zgjedhjes së përbërjes së re të komisionit, transmeton Portalb.mk.

Igor Tanturovski, Goran Milenkov, Sejdi Halimi, Zhaklina Dimçevska dhe Farije Aliu kanë dhënë dorëheqje pasi u zbardh raporti nga revizioni i brendshëm se ka dyshime për pagesën rrugore dhe harxhime të parave të buxhetit. Raporti i revizorit të DAP-it ka treguar se në vitin 2016 anëtarëve të Komisionit u janë paguar harxhimet rrugore sepse kanë ardhur në seanca dhe pagesa është bërë në bazë të urdhrave të udhëtimit jo të besueshëm.

Nga funskioni nuk kanë dhënë dorëheqje Suzana Taskova Axhikotareva dhe Najdo Spasevski.

Skandali me Antikorrupsionin, arrin në pesë numri i anëtarëve të dorëhequr

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button