Qyteti i Shkupit do të punësojë 50 zjarrfikës

Qyteti i Shkupit këtë vit do të punësojë 50 zjarrfikës. Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotme i miratoi vendimet me të cilat jepet pajtim të planit për punësim në Qytetin e Shkupit për vitin 2018 dhe 2019, transmeton Portalb.mk.

“Struktura e brigadës kundër zjarrit në Qytetin e Shkupit është e vjetër me persona afër pensionit. Plani është që sivjet të bëhen trajnime dhe të pranohen 50 zjarrfikës të rinj, që do ta plotësojnë mungesën e 23 personave dhe largimin në pension të 27 të tjerëve gjatë këtij vit”, tha kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Ai theksoi se intensivisht po punohet për sistematizimin e vendeve të punës në Qytetin e Shkupit dhe duhet të përfundojë me 31 mars. Ligji për zjarrfiskës parashikon kuotë prej 384 zjarrëfikësve, ndërsa për momentin janë të punësuar vetëm 217 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button