Stoltenberg: Rusia po shpërfill paqen dhe sigurinë ndërkombëtare

NATO ka akuzuar Rusinë se ka demonstruar “qartazi shpërfillje” për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, pasi ka dështuar të tregojë detaje për programin Novichok, agjentit nervor që është përdorur për të helmuar ish-spiunin rus në qytetin britanik Salisbury, transmeton REL. 

Duke folur në Bruksel, pas takimit me Sekretarin e Jashtëm britanik, Boris Johnson, shefi i NATO-s Jens Stoltenberg ka thënë se shtetet anëtare të aleancës së sigurisë janë të bashkuar në dënimin e sulmit dhe kanë ofruar mbështetjen e tyre për hetimet që po zhvillohen për këtë incident.

“Përgjigja e Rusisë deri më tani ka shfaqur një shpërfillje të qartë të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”, ka thënë Stoltenberg.
Sergei Skripal dhe vajza e tij Yulia, vazhdojnë të jenë në gjendje kritike, pasi iu ekspozuan një agjenti nervor më 4 mars.

Britania thotë se ish-spiuni rus dhe vajza e tij i janë espozuar një agjenti nervor të prodhuar nga sovjektikët të quajtur Novichok dhe fajësojnë Moskën për sulmin. Rusia mohon çdo përfshirje në këtë incident.

Stoltenberg ka thënë se aleatët e NATO-s “vazhdojnë t’i bëjnë thirrje Rusisë që të ofrojë detaje për programin Novichok tek Organizata te Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button