Greqi, udhëheq Demokracia e Re

Rezulatet dalë nga sondazhet parapreke në Greqi, pas mbylljes së kutive të votimit, tregojnë fituese të zgjedhjeve parlamentare Demokracinë e Re e cila duket se kryeson garën elektorale me një rezultat mjaft të ngushtë nga radikalët e majtë të Syriza-s. 

Exit-Polls tregojnë se  27.5 % deri në 30.5 % të votave u shkojnë  të djathtëve të Demokracia e Re, ndërsa me një diferencë të ngushtë pak më prapa ndodhet Syriza me 27% deri 30% të votave.

Vetëm në vendin e tretë është PASOK-u me 10%-12% të votave të grekëve, një shifër zhgënjyese kjo për partinë e Venizellos.        

Tashmë skenaret janë të shumtë se kush do të udhëheqë Greqinë në një nga momentet më të vështira ekonomike të saj me dilemën e qëndrimit në Euro apo jo. Por duket se nga të dhënat parapake askush nga formacionet politike nuk krijon dot qeverinë e vetme. 

Qendrat e votimit u hapën që prej orës shtatë të mëngjesit. 

Dy partitë kryesore sipas sondazheve, radikalët e majtë të “Syriza” dhe “Demokracia e Re” ashtu siç parashikohej janë shumë pranë në preferenca.

Sipas “Syriza”-s, refuzimi i paketës së BE-së për shpëtimin e vendit dhe rrjedhimisht edhe kalimi në dhrahmi është rruga e duhur për rikthimin e begatisë në vend.

Demokracia e Re e Samaras, fituese në zgjedhjet e majit që nuk arritën të prodhonin një qeveri pasi asnjë parti nuk arriti të krijonte një koalicion të shumicës, këmbëngul në qëndrimin në rrugën e parashtruar në bisedimet me BE-në, për të marrë këstet e ardhshme të kredisë, për të cilën mund të kërkohet negocim për lehtësimin e kushteve.

Socialistët e “Pasok” duket se do të regjistrojnë rezultatin më të dobët historik, duke paguar kështu koston e dy viteve të fundit të qeverisjes, periudhë gjatë së cilës vendi u përfshi nga kriza e thellë.

Lajme të ngjashme

Back to top button