Buka në Maqedoni me kripësi më të lartë në botë

Një hulumtim i Aksionit Botëror për Kripën dhe Shëndetin (WASH) tregoi se disa bukë përmbajnë kripë në sasi të afërt me atë të ujit të detit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas kësaj, shkalla më e lartë e kripës në bukë është ajo e Maqedonisë, me 1,42 gram në çdo 100 gramë.

WASH, hulumtimin e bërë në partneritet me Universitetin Queen Mary të Londrës, ku është hulumtuar përmbajtja e bukës si një burim i rëndësishëm i ushqimit, e publokoi në ueb faqen e saj.

Në hulumtim janë ekzaminuar sasitë e kripës në mbi dy mijë lloje të bukëve në 32 shtete të ndryshme.

Shkalla më e lartë e kripësisë sipas shteteve është në bukën e bardhë të prodhuar në Maqedoni, e cila posedon 1,42 gram kripë në çdo 100 gram, ndërsa ajo e Kinës me 0, 65 gram kripë në çdo 100 gramë është me kripësi më të ulët.

Më së shumti kripë është gjetur në një lloj buke të prodhuar në Kanada, e cila ka 2,65 gramë kripë në çdo 100 gramë. Kjo sasi është tjetet e afërt me atë në ujin e detit, ku në çdo 100 gram ka 3,5 gram kripë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron që konsumi ditor i kripës te personat e rritur nuk duhet të kalojë mbi 5 gramë në ditë, ndërsa tek ata nën shtatë vjeç nuk duhet të kalojë mbi 2 gramë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button