Kocijançiq: takimet e fundit janë për realizimin e Asociacionit

Bashkimi Evropian pret zbatim të plotë të të gjitha marrëveshjeve në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit duke përfshirë edhe idenë e formimit të Asociacionit të Komunave Serbe.

Kështu ka deklaruar zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiq në prag të fillimit të raundit të ri të dialogut Prishtinë-Beograd.

“Si gjithmonë, dhe për një kohë të gjatë, ne presim zbatimin e plotë të asaj që është rënë dakord në dialog. Kjo vlen për çështjen e marrëveshjes së Asociacionit, si dhe marrëveshjeve të tjera, të tilla si energjia. Kjo është pritja jonë. Puna në këtë kuptim është intensifikuar. Këto takime në ditët e ardhshme janë një dëshmi konkrete se ne po punojmë në këtë drejtim”, tha ajo, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button