Frosina Remenski: Reksi dhe bashkëshorti janë duke e bërë punën e policëve

Duke reaguar ndaj mosndërhyrjes së  policisë maqedonase për të pasur ajo dhe familja e saj siguri, deputetja e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Frosina Remenski ka deklaruar se atë çfarë duhet ta bëjnë policët e bëjnë qeni “Reksi” dhe bashkëshorti i saj, njofton Portalb.mk.

“Reksi dhe bashkëshorti duhet t’i ndërmarrin aktivitetet, të cilat duhet t’i ndërmarrë policia. Këtu nuk bëhet fjalë për sigurim personal, por për obligim të institucioneve që t’i mbrojnë qytetarët e Maqedonisë”, ka thënë sot Remenski.

Kjo deklaratë e Remenskit vjen pasi që pjesëtarë të VMRO-DPMNE-së kanë protestuar para shtëpisë së saj. Është protestuar edhe para shtëpive të deputetëve, Dalibor Bogdanovski dhe Dime Vellkovski.

Në lidhje me këtë, lideri i partisë nga ku vjen edhe Remenski, Zoran Zaev ka deklaruar se ai personalisht do t’i mbrojë fëmijët e deputetëve.

Frosina Remenski: nga sot unë jam shqiptare, turke, …

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button