Euroambasadori Zhbogar: Ligji për gjuhët do t’i përmirësojë marrëdhëniet në vend

Miratimi i ligjit për gjuhët do t’i përmirësojë marrëdhëniet mes komuniteteve dhe do ta kthejë vendin në agjendën reformuese, vlerësoi sot ambasadori i BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar, duke nënvizuar se BE është optimiste për zbatimin e ligjit, njofton Portalb.mk.

Shefi i delegacionit të BE-së në Maqedoni, duke u përgjigjur në pyetje gazetareske rreth ligjit i cili javën e kaluar u miratua në Kuvendin e Maqedonisë, gjatë kohës së vizitës në Gostivar sqaroi se për marrëdhëniet ndëretnike dhe shoqëritë multietnike duhet vazhdimisht të punohet dhe të rriten, pasi që përmirësohet klima e bashkëjetesës në një shoqëri.

“Unë e kuptoj se ligji është i rëndësishëm për shqiptarët dhe ata e shohin si hap të fundit, i cili del nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit. Miratimi i këtij ligji për shqiptarët është e rëndësishme pasi që ata ndjehen të vlerësuar dhe të pranuar në shoqërinë e vetë shtetit”, tha Zhbogar.

Sipas tij, në rastin kur të drejtat e një komuniteti jo-shumicë përmirësohen, ajo nuk do të duhej që të pengojë ose të përzihet me të drejtat e komunitetit shumicë.

“Mendoj se komuniteti shumicë nuk do të duhej të ndjehet se dikush, në çfarëdo mënyre ua rrezikon të drejtat. Ndjej se te komuniteti shumicë ekziston asi frike. Ne si BE prej afër e ndoqën miratimin e ligjit për gjuhët dhe presim që ajo të dërgohet deri te Komisioni i Venedikut, që në fakt, ashtu edhe u shkrua në planin 3-6-9/ Shpresoj që ky ligj të fillohet me implementim dhe plotësisht të respektohen standardet evropiane dhe praktikat pozitive evropiane. Gjithsesi, pres edhe që implementimi të jetë i respektuar nga të gjithë aktorët në shoqëri dhe në dialog të afërt”, nënvizoi ambasadori Zhbogar.

Ai pret që ligji për gjuhët të hyjë në fuqi më shpejtë, me çka, ashti siç theksoi, do t’i jepet hapësirë Kuvendit dhe Qeverisë që të fokusohen në agjendën evropiane, e cila duhet të jetë prioritet.

Me shumë tensione në Kuvend, u miratua ligji për përdorimin e gjuhëve (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button