Me vendosjen e lodrave në gardhin e Qeverisë, moshatarët kërkuan drejtësi për vdekjen e 4-vjeçarit, Almir Aliu (Foto/Video)

Fëmijë dhe të rritur të shumtë në pjesëmarrje, duke vendosur lodra në gardhin e Qeverisë së Maqedonisë e përfunduan protestën e sotme për rastin e Almir Aliut duke kërkuar drejtësi në vend. Shkak i protestës ishte rikualifikimi i lëndës për rastin e Almir Aliut nga Prokuroria nga “vrasje” në “aksident trafiku me pasoja vdekje”, njofton Portalb.mk.

“U mblodhëm sot të protestojmë për drejtësi në Republikën e Maqedonisë. Para syve tonë pa turp organet e drejtësisë e rikualifikuan  lëndën. Jemi këtu të tregojmë se këtë nuk do ta lejojmë. Drejtësi për Almirin patjetër duhet të ketë. Boban Iliq kreu vrasje. Rasti për Almirin do të gjykohet në mënyrë të drejtë vetëm nëse fillon nga fillimi dhe nga prokurorë të tjerë të drejtë jashtë Kumanovës, prandaj ne qytetarët  do të parashtrojmë padi penale kundër”, thonë protestuesit Visar Vishka dhe Dijana Toska mes tjerash.

Organizatorët kërkojnë edhe përjashtimin e të gjithë fajtorëve në pushtet nga shkaku i të cilëve drejtësia në vend nuk është në vendin e duhur, posaçërisht të prokurorit publik Lubomir Joveski, prokurores publike përgjegjëse për rastin e Almir Aliut, Suzana Kusigerska dhe të prokurorëve publik shqiptar të cilët në një far forme u distancuan nga vendimi për rikualifikimin e rastit siç janë: Ismail Dardhishta, Xhelal Bajrami  Ferat Elezi, Bashkim Besimi. Ato gjithashtu kërkojnë përgjegjësi nga kryeministri Zaev që nuk i realizoi reformat e premtuara.

“Shkarkimit të menjëherëshëm të kryeprokurorit Ljubomir Joveski, pasi ka qëndrime identike me Marko Zvrleskin. Kërkojmë përgjegjësi nga Zoran Zaev, ata jo vetëm që nuk realizuan reformat në drejtësi, por lejuan që drejtësinë ta ndajnë gjykatësit e njëjtë”, tha Visar Vishka para protestuesve.

LEXO: Këto janë kërkesat nga protesta e sotme për Almirin

LEXO: Nëna e Almirit: unë doja drejtësi për birin, e ju e vratë përsëri atë (VIDEO)

—————————————————————————
Të organizuar nëpërmjet rrjeteve sociale, me moton “Pranverë pa drejtësi”, qytetarët sot, përpara Qeverisë së Maqedonisë do të protestojnë kundër rikualifikimit të lëndës nga Prokuroria nga “vrasje” në “aksident trafiku me pasoja vdekje”, njofton Portalb.mk.

“Ju presim në Protestë të shprehni revoltën tuaj ndaj mafies gjyqësore. Sillni me vete lodër, veshje apo çkado më të zemrës nga fëmija apo nipit/mbesa juaj. Protesta do të jetë e qetë sepse do të ketë shumë nëna dhe fëmijë”, thuhet në thirrjen e protestës.

Thirrje masive për përkrahje të protestës për Almir Aliun

Ndryshe më 15 mars, Gjykata Themelore e Kumanovës e ka pranuar propozimin e Prokurorisë dhe e ka rikualifikuar lëndën. Sipas akuzës, vrasësi i Almirit, Boban Iliq, tani do të ndiqet për aksident dhe jo për vrasje, gjë e cila revoltoi qytetarët të cilët kanë dalë disa herë në protesta.

Sipas prokurores përgjegjëse, Suzana Kusigerska rikualifikimi është bërë sepse në fillim kur është ngritur aktakuza, dëshmitë nga ekspertiza ligjore janë vonuar duke thënë gjithashtu se i akuzuari Boban Iliq ka kryer veprën penale në aksident trafiku duke rrezikuar sigurinë e këmbësorëve në gjendje të afektit emocional, apo pa paramendim. Pas mbarimit të seancës, vëllai i Bobanit, Bojan Iliq, ua ka treguar gishtin e mesëm familjarëve të Almirit.

Ndaj Boban Iliq nuk është caktuar asnjëra nga masat e rreptësisë dhe është lënë në liri, i cili pasi doli nga Burgu i Shutkës, kërcënoi gazetarin e TV21 dhe  ledhatoi Mercedesin, me të cilin e kishte kryer aktin e vrasjes.

Në kohën kur priten reforma, rasti i Almirit e thellon mosbesueshmërinë e qytetarëve ndaj gjyqësorit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button