Iggy Pop: The passenger

Këngëtari: Iggy Pop
Kënga: The passenger
Albumi: Lust for life

Iggy Pop është këngëtar, kompozitor si dhe aktor amerikan. Ai konsiderohet si njëri nga krijuesit e muzikës punk rock mirëpo muzika e tij ka pasur nijansa të ndryshme gjatë viteve duke kaluar në pop, metal, xhez dhe bluz. 

Pop u bë i njohur vetëm me nofkën Izzy deri sa ishte baterist në bendin e shkollës së mesme The Iguanas. Më pas ai u bë ende më i popullarizuar nga paraqitjet e tij skenike të paparashikueshme me grupin The Stooges. Ai ka disa albume dhe ka arritur famë botërore me stilin e tij të “djaloshit të keq”.

Ka luajtur në 16 filma, duke përfshirë dhe Sid and Nancy, The Color of Money, Hardware ,The Crow: City of Angels, The Rugrats Movie, Snow Day, Coffee and Cigarettes.

Web faqja zyrtare e Iggy Pop . /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button