Boshkoski: Ligji për gjuhët nuk është fund për Maqedoninë, fati i shtetit u caktua në vitin 2001

Ligji për gjuhët nuk është fund për Maqedoninë, thotë ish ministri i Punëve të Brendshme, Lube Boshkoski, njofton Portalb.mk.

Ai në një deklaratë për “Nezavisen”, thotë se fati i Maqedonisë është caktuar në vitin 2001 me nënshkrimin e Marrëveshjes Kornizë dhe nuk i kupton dramat që po ndodhin rreth miratimit të ligjit në Kuvend.

“Problemi është që partitë maqedonase, për dallim nga ato shqiptare, nuk kanë strategji të qartë nacionale për interesat shtetërore. Partia që është në opozitë aktron patriotizëm dhe e akuzon pushtetin për tradhti. Djaloshi që tregonte forcë përpara disa ditëve në Kuvend, e pamë se sa është i shqetësuar për interesat nacionale në të gjithë vitet e kaluara. Ligji për gjuhët nuk e prek Kushtetutën e Maqedonisë, por as nuk e rrezikon pozitën e Maqedonisë në plan të brendshëm dhe të jashtëm. Në këtë moment, kryeministri Zoran Zaev ka nevojë për përkrahje, pasi që të gjitha hapat që i ka ndërmarrë nuk janë për interesin e tij, por për të mirën e shtetit, për mbijetesën e shtetit, ndërkaq ajo mundet që të bëhet vetëm nëpërmjet anëtarësimit në NATO”, konstaton Boshkoski.

Me shumë tensione në Kuvend, u miratua ligji për përdorimin e gjuhëve (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button