Bodrumet e verërave kosovare në Panairin Ndërkombëtar në Gjermani

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, po merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të verës “ProWine 2018”, i cili është duke u mbajtur në Dusseldorf të Gjermanisë, njofton Kallxo.com. Në këtë panair, produktet e tyre janë duke i promovuar edhe bodrumet e verërave kosovare, siç janë “Stone Castle”, “Kosova Wine”, “Bodrumi i Vjetër”, “BioPak”, si dhe bodrumi “Theranda”.

Pjesëmarrja e këtyre bodrumeve në këtë panair, është mundësuar falë mbështetjes së  Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, e cila gjatë tërë kohës është e fokusuar në promovimin e  prodhimeve bujqësore edhe jashtë vendit.

Ndërkohë, gjatë ditëve sa do të zgjasë panairi, ministri Rikalo do të ketë takime me homologët e tij nga vende të ndryshme të botës.

Ndryshe, pjesë e delegacionit të MBPZhR-së gjatë kësaj vizite është edhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë, Kapllan Halimi, si dhe drejtori i Departamentit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë, Bekim Hoxha.

Panairi Ndërkombëtar “ProWine2018” është hapur sot dhe do të zgjasë deri më 20 mars 2018.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP