Vdesin tre kumanovarë në një incident të rëndë trafiku

Tre persona humbën jetën sot në mëngjes pasi automjeti ka dalur nga rruga dhe ka rënë në humnerë rreth 10 metra e thellë, lajmërojnë nga MPB-ja.

Fatkeqësia ka ndodhur në rrugën Kriva Pallankë – Kumanovë, te vendi i quajtur “Topolki”, te fshati Konopnicë.

Në fatkeqësinë humbën jetën I. S. (1987) dhe N. S. (1983), të dy nga f.Konopnicë, përderisa shoferi i automjetit D. N. (1982) ka vdekur në Qendrën urgjente në Shkup.

Hetim në vendin e incidentit kanë kryer Prokurori publik, Gjykatësi hetues dhe policia e Kriva Pallankës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button