Inceneratorët,Vasili: Bota i dënon si shkaktarë të kancerit, ne mbyllim sytë

Kryetari i grupit parlamentar të LSI- së, Petrit Vasili, ka reaguar përmes një postimi të tij në Facebook, duke akuzuar prokurorinë se pse nuk heton apo vepron kundër inceneratorëve, mbetjet e të cilave shkatojnë kancer.  Vasili  ka shkruar se europa i dënon kompanitë, të cilat shkaktojnë ndotje të ambientit, kurse në tek ne nuk u kërkon askush llogari  dhe pse vazhdojnë të sëmuren mijëra shqiptarë çdo ditë nga ky fenomen.

Postimi i plotë i Vasilit

 Inceneratoret denohen ne gjykaten penale te Parisit se shkaktojne kancer,  prokuroria mbyll syte ne Shqipëri.Mbeturinat e inceneratoreve eshte provuar shkencerisht qe shkaktojne kancer te perhapur te gjendrave limfatike dhe te tjere.Ky ka qene edhe shkaku se pse Europa ka bere kufizimin drastik te tyre.
Megjithse Europa ka mundesi kontrolli dhe monitorimi shume te rrepta qe s’kane asnje krahasim me kontrollin e korruptuar dhe jo profesional ne Shqiperine ,kufizimi i tyre ka qene drastik sepse rreziku i shkaktimit te kancerit eshte shume i larte.Gjykata Penale e Parisit dënoi më 6 mars për herë të parë në Francë, bashkimin e kompanive Melunit për shkak të ndotjes ambjentale të shkaktuar nga inceneratori i përpunimit të mbetjeve.

Gjykata arsyetoi se inceneratori i përpunimit të mbetjeve shtëpiake i ndërtuar në Vaux Le Penil për “vënie në rrezik të jetës” për shkak të shkarkimeve toksike të dioksinave.Në pesëmbëdhjetë vjet procedurë, rreth 165 banorë ngritën padi civile së bashku me fshatin Maincy, i cili rrethohej nga erërat mbizotëruese të objektit.
Sipas paditësve, një duzinë banorësh kanë vdekur nga kanceri në vitet e fundit, duke përfshirë edhe “Lymphomën jo-Hodgkin”, e cila zhvillohet nga qelizat e sistemit limfatik, dhe një tjetër duzinë janë duke vuajtur po nga kanceri.
Po ne Shqiperi kush ja mbyll syte prokurorise qe ta hetoje,pse nuk vepron apo mijra shqiptare le te semuren e vdesin me kancer vetem aferat e qeverise te mos hetohen.
Kjo eshte kriminale dhe antihumane
 “, ka shkruar Vasili.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button