Marrja e kompetencave nga MASH-i, veprim sa politik po aq nënçmues!

Në këtë kontekst, vendimi i MASH-it, për të shfuqizuar dhe poshtëruar skajshmërisht kryetarët e komunave opozitare, për t`ua  kufizuar  mandatet e tyre, është një veprim sa politik po aq edhe nënçmues, së paku kështu vlerësohet në opinionin e gjerë. Duke e bindur veten se marrja e kompetencave të arsimit për 9 muaj, kryetarëve të komunave, demonstrojnë forcë qendrore politike, duke e vërtetuar skajshmërish papjekurinë politike.

Vlerësojmë se nuk ishte e nevojshme të ndodhë një gjë e tillë, për arsye se ngushtohet veprimtaria e vetëqeverisjes lokale. Në vend që tu zgjerohen kompetencat komunave, fatkeqësisht ndodhë e kundërta, po ua ngushtojnë ingirencat, që nuk është në interes të “demokracisë” dhe të vendit.

Ky veprim nga MASHI-i, kuptohet me përkrahje nga qeveria ,respektivisht MASHI-i, sjell dëshpërim tek qytetarët, respektivisht votuesit që kanë votuar në zgjedhjet komunale. Po të kishte shkelje ligjire, siç thuhet nga MASH-i, le të merren masat sanksionuese  sipas ligjit ndaj kryetarit të komunës, por jo edhe  kompetencat për arsim. Kjo është një ide vërtet e rrezikshme që po na ndodhë jo vetëm tani, por në vazhdimësi, për këta plot 27 vite . Këto veprime të gjertanishme politike me marrje të kompetencave, kryetarëve të komunave, veçanërisht të arsimit, vërtetë është bërë “demode”, kaç e fug-vine e hiç-, hiç  kët – vine at , jo rastësisht, kemi rrënjë të procesit mësimor, demoralizim të skajshëm të punonjësve arsimor, prindërve, nxënësve, etj.

Ky është një lajm i keq për arsimin në Maqedoni ,në veçanti për shqiptarët. Veçanërisht, në momentet kur tentohet drejt reformave, me projekte nga më të ndryshmet evropiane. Është gjithashtu një lajm i keq edhe për ndërkombëtarët?

Kuptohet, vështirësitë e mbetjes në pushtet të BDI-së, e bëjnë të vetën, pavarësisht asaj se thirren në frymën e demokracisë, duke harruar vullnetin e popullit  që shprehet përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Sa janë të ndershme? Ngelet një temë dhe dilemë e madhe…

Njëherë e përgjithmonë duhet kuptuar politikanët tanë se: Pushteti”, nuk mund të bëhet pronë private, por ngelet vakëf, vetëm me qira. Pushteti ,duhet të jetë gjithmonë i kufizuar duke luajtur rolin e rëndësishëm për kuptimin e një demokracie liberale. Përjetojmë vërtetë një kohë, ku mosbesimi ndaj politikanëve është i lartë, të një establishmenti politik të korruptuar, që dalëngadalë po vihet në pikëpyetje?

Përfundojmë: Se përpjekja e BDI-së, për ta ushtruar pushtetin edhe më tutje, që është  më se e saktë, por, kuptohet pa efektin e duhur, sepse fuqia nuk matet me forcë, por me padurimin e të tjerëve. Kjo i ngjan një sistemi Stalinist, sa imponuese po edhe aq çnjerëzore, kështu së paku konstatojnë edhe ekspertë, opinion bërës, analistë si brenda edhe jashtë vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button