Arrin Facebook App Center

Pas paralajmërimeve muajin e kaluar, Facebook edhe zyrtarisht ka startuar shitoren e vet të aplikacioneve – Facebook App Center, e cila shfrytëzuesve mobilë do t’u mundësojë qasje në aplikacionet native të Facebook, por edhe atyre të bazuara në web në standardin HTML 5.

App Center është në disponim për pajisjet iPhone dhe Android, ndërsa në momentin e lansimit në bazë gjendeshin rreth 600 aplikacione. Përveç integrimit dhe gjetjes dhe kërkimit më të lehtë të aplikacioneve nga një vend, Facebook shpreson që me këtë hap do të nxisë pak më shumë shfrytëzimin dhe afarizmin në pajisjet mobile, dhe me këtë edhe të ketë fitim nga shitja e aplikacioneve dhe reklamave. Tani për tani App Center është në disponim vetëm për shfrytëzuesit në SHBA, ndërsa në ditët në vazhdim pritet që të lansohet edhe për shfrytëzuesit tjerë të Facebookut.

Lajme të ngjashme

Back to top button