VV: Gjasat e liberalizimit të vizave janë zero, duhet luftuar korrupsioni e krimi i organizuar

Deputetet Fitore Pacolli dhe Albulena Haxhiu në një konferencë për media folën për antikorrupsionin dhe kushtet e integrimit.

Deputetja Pacolli ka thënë se kjo qeveri ka filluar të bëjë presion te deputetët për ta votuar demarkacionin, ndërkohë edhe duke gënjyer qytetarët se do arrihet liberalizimi, transmeton Koha.net.

Ka thënë se qytetarët po mashtrohen se nëse demarkacioni nuk ratifikohet atëherë Kosova humb shansin e liberalizimit të vizave, transmeton Koha.net.

“Ne e dijmë që kushti për liberalizimin nuk është vetëm ratifikimi i demarkacionit, është edhe luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha ajo.

Ka folur edhe për raportin i cili flet se sa e ka luftuar Kosova korrupsionin dhe krimin e organizuar, por shtoi se këtë raport, të cilën e posedojnë institucionet relevante pra edhe Ministria e Drejtësisë edhe ajo për Integrime Evropiane, nuk ia kanë prezantuar as qytetarëve e as deputetëve.

“Arsyeja pse ky raport po mbahet fshehtë, është për shkak të gjeturave që prezanton ky raport, aty tregohet se Kosova ka dështuar të luftoj korrupsionin dhe krimin e organizuar. Gjyqësori është joprofesional dhe i ndikuar politikisht”, tha Pacolli.

Ky raport konstaton se ka mungesë të profesionalizimit të prokurorit dhe gjyqtarëve, shtoi ajo.

“Qytetarëve e kemi obligimi t’ua themi të vërtetën. Nuk ka heqje të vizave dhe derisa sistemi i drejtësisë nuk e lufton korrupsionin”, shtoi ajo e shtoi se nuk duhet nxituar në ratikifikim e demarkacionit me Malin e Zi, pa u luftuar fillimisht korrupsioni.

“Gjasat e liberalizmit të vizave për këtë vit janë zero”, përfundoi Pacolli.

Ndërkaq, deputetja Albulena Haxhiu ka thënë se qeveria Thaçi 1 dhe 2, Qeveria Mustafa dhe kjo aktuale , kanë thënë se janë zero tolerant ndaj korrupsionit, në ndërkohë që janë pasuruar në kurriz të qytetarëve të varfër.

“Të korruptuarit po mbeten të paprekshëm”, tha ajo dhe ka shtuar se sistemi drejtësisë ka dështuar të luftoj krimin e organizuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button