Meta për “To Vima”: Marrëveshja e detit me Greqinë, pa shkelur “vijat e kuqe”

Presidenti Ilir Meta, në një intervistë për gazetën greke “To Vima”, sqaroi pozicionin e tij në lidhje me negociatat Shqipëri-Greqi për kufirin detar, transmeton Top Channel. 

Kreu i shtetit theksoi se “vendimi i vitit 2010 i Gjykatës Kushtetuese, që e shpalli nul marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë për kufirin detar, jo vetëm që argumentonte pse marrëveshja e vjetër ishte e papranueshme nga ana kushtetuese, por vinte edhe piketat për një marrëveshje të ardhshme. Këto piketa tregonin institucionet, hapat, procedurat dhe metodologjinë që mund të implementohej nëse do të negociohej një marrëveshje e re. Askush nuk mund t’i anashkalojë këto hapa. Nëse një prej këtyre elementëve anashkalohet, injorohet, shmanget ose ndryshohet, nga çdo institucion, para ose gjatë negociatave, është një shkelje e Kushtetutës”.

Intervista e plotë e Presidentit Ilir Meta për “To Vima”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button