VMRO-DPMNE paralajmëron protesta në maj

Lideri I VMRO- DPMNE-së Hristian Mickoski ka paralajmëruar protestat opozitare të cilat sipas tij do të fillojnë nga muaji maj dhe do të zgjasin deri në zgjedhjet e  radhës parlamentare, përcjell Portalb.mk.

Në një intervistë për televizionin Alfa, Mickoski deklaroi se gjatë muajit maj VMRO-DPMNE do të fillojë protesta nëpër rrugët e Maqedonisë.

“VMRO-DPMNE nuk do të kthehet derisa nuk do të fitojë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, me qëllim të mbrojtjes në interesave nacional dhe shtetëror të Maqedonisë”, ka theksuar Mickoski.

Partia opozitare, sipas tij po rikonstruohet me shumë vëmendje dhe nuk do të lejojë të jetë e provokuar nga hapa jo të drejtë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button