Ja çfarë moti do të ketë në ditët në vijim në Maqedoni

Shi të rrëmbyeshëm, vetëtima dhe erë të  përforcuar, paralajmëron DPHM për nesër. Në orët e hershme të mëngjesit në pjesën perëndimore të vendit moti jostabil dhe i ndryshueshëm do të jetë më i theksuar, ndërsa rreth mesditës në pjesët lindore është mundur të bien mbi 15 litra në një metër katror.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tetë deri në 12, ndërsa e ditës prej 12 deri në 18 gradë Celsius.

Në Shkup në orët e hershme të mëngjesit pritet shi i rrëmbyeshëm, vetëtima dhe erë e përforcuar nga drejtimi perëndimor, ndërsa pasdite vranësirat do të zvogëlohen. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 10, ndërsa e ditës do të arrijë deri në 16 gradë Celsius.

Mot më i freskët me reshje të shiut, të cilat vende – vende do të jenë më të rrëmbyeshme do të ketë edhe gjatë javës së ardhshme, përveç të martën kur do të jetë kryesisht mot i thatë. Në male do të bie borë. Të enjten pritet ftohje e konsiderueshme ndërsa reshjet pothuajse kudo do të jenë të borës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button