Rosie: tash do zhvishem, në mot do aktroj

Modelja dhe aktorja Rosie Huntington Whiteley është rikthyer sërish me pamjen e saj tejet seksi për një fushatë të re për reklamimin e të brendshmeve.

Ajo ka publikuar disa fotografi të cilat I ka bërë për Victoria’s Secret vetëm pak ditë pasiqë është kthyer nga pista e modës nga Java e Modës në Sao Paulo të Brazilit.

Mirëpo bukuroshja nuk është rikthyer më në skenën e aktrimit. Ylli i “The Transformers”, pritet të kthehet në një projekt të ri filmik, por kjo nuk do të ndodhë brenda këtij viti.

Ajo do të vie vitin tjetër në filmin Mad Max, i cili do jetë një aksion me skena nga kohët më të vjetra. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button