Padi penale për një qytetar të Shkupit i cili plaçkiste farmaci

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup dorëzoi kallëzim penal në Prokurorinë Publike Themelore kundër S.H. (40) nga Shkupi për shkak të dyshimit se dy herë ka plaçkitur farmaci me çka ka përfituar në mënyrë joligjore 31.330 denarë.

Veprat penale S.H. i kishte kryer javën e kaluar, prej shtatë deri më 13 mars, në orët e mbrëmjes, në farmacitë në Aerodrom dhe Gjorçe Petrov.

Sipas MPB-së, pasi S.H. do të bindej se nuk do të vërehet prej askujt, ka hyrë në farmaci me pistoletë dhe me kanosje për jetën ndaj të punësuarve, prej arkave ka marrë para dhe produkte të tjera dhe më pas e ka braktisur vendin e ngjarjes.

Pas aktiviteteve të ndërmarra, parmbrëmë, në bazë të urdhrit të marrë paraprak prej Gjykatës Themelore Shkup 1, është kryer bastisje në shtëpinë e S.H., ndërsa është shqyrtuar edhe video materiali prej kamerave të sigurisë të të dyja farmacive. Është bërë edhe njohja nga të punësuarit të cilët kanë konfirmuar se S.H. është autor i veprave penale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button