Gattuso bindi, gati rinovimi deri në 2020-ën

E mori skuadrën në një moment tejet delikat, por brenda pak muajve Gattuso i ka bindur të gjithë duke rikthyer besimin në Milano, pavarësisht dështimit përballë Arsenalit në Europa League dhe tashmë rinovimi duket se është afër, transmeton TCH.

Gjatë pauzës së kombëtareve janë fiksuar kontaktet e para zyrtare mes Rino Gattusos dhe drejtuesve të Milanit për të përcaktuar detajet e kontratës së re për vazhdimësinë e trajnerit në krye të stolit kuqezi. Vetë drejtori sportiv i Milanit, Mirabelli deklaroi se nuk ka asnjë dyshim mbi faktin se Gattuso do të qëndrojë te Milani edhe për shumë vjet, duke konfirmuar se pas pak ditëve do të realizohen dhe takimet për rinovimin e kontratës.

Për momentin Gattuso është i lidhur me Milanin, në bazë të një akordi që skadon në 30 qershor, i angazhuar te Milani që nga 1 korriku i 2017-ës si trajner i skuadrës së të rinjve, edhe sot Gatuso merr të njëjtën rrogë që i ishte përcaktuar kur drejtonte skuadrën e ‘Primavera-s” kuqezi, 120 mijë euro neto në sezon. Një shifër që vetë trajneri nuk deshi të prekej për tu përmirësuar 27 nëntorin e kaluar, kur zuri vendin e Montellës duke marrë drejtimin e skuadrës së parë.

Natyrisht që në kontratën e re përmirësimi i aspektit ekonomik do të jetë i ndjeshëm. Skadenca do të fiksohet deri në 30 qershor të vitit 2020, ndërsa paga do të jetë të paktën 2 milionë euro në sezon plus bonuset.

Milani ka vendosur t’i japë besim jo vetëm në bazë të rezultateve që ka arritur deri tani, por edhe sepse Gattuso është konfirmuar para së gjithash nga vetë lojtarët që drejton. Mbështetja e tifozëve kuqezi është totale, jo vetëm për të kaluarën e tij si futbollist i Milanit, por edhe sepse me të në drejtim skuadra ka rigjetur forcën dhe kurajon.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP