Turqi, zjarri kaplon 13 të burgosur

13 të burgosur mbetën të vdekur kur qelitë e tyre u përfshinë nga flakët në një burg në jug të Turqisë. 

Pesë të tjerë janë duke luftuar me vdekjen në spital, pasi pësuan djegie të rënda në ngjarjen e ndodhur në krahinën e Sanliurfës.

Sipas mediave turke zjarri filoi pasi disa të burgosur i vunë flakën dysheqeve gjatë një rebelimi, por një pretendim i tillë është mohuar nga burime zyrtare.

Guvernatori Celalettin Guvenc tha per “Reuters” se ndonëse një përleshje mes të burgosurish me të vërtetë kishte ndodhur, në institucion nuk kishte patur asnjë kryengritje.

Zjarri u vendos nën kontroll pas një ore e gjysme, tepër vonë për viktimat, shumica e të cilëve vdiqën të asfiksuar nga tymi.

Në burgun e Sanliurfës mbahen të izoluar disa të burgosur politikë, midis të cilëve edhe Ibrahim Ayhan, një ish-deputet dhe anëtar i Partisë Popullore Kurde. /reuteurs

Lajme të ngjashme

Back to top button