Gruevski më në fund do të mund të “merr frymë rehat” sepse dy javë nuk ka seanca gjyqësore kundër tij

Pas ankesave të vazhdueshme për shkak të cilave pothuajse çdo ditë është në seancë gjyqësore në Gjykatën Penale, ish-kryeministri Nikolla Gruevski më në fund do të mund të “merr frymë” sepse deri në fund të muajit nuk ka seanca gjyqësore të caktuara për lëndët që zhvillohen ku ai është i akuzuar, transmeton Portalb.mk.

Megjithatë ai një herë në javë duhet të paraqitet në gjykatë, sepse e ka për obligim.

Sipas orarit të Prokurorisë Speciale Publike, të hënën do të mbahet seancë për rastin “Sopot”, të marten për “Trajektoren” dhe “Treqind”, të enjten për rastin “Tarifa”, ndërsa të premten përsëri “Treqind” dhe “Tortura”.

Javës që vjen në bankën e të akuzuarve do të ulet ish-njeriu i parë i DSK-së, Sasho Mijallkov, që është një ndër të akuzuarit për arrstimin e Bube Boshkovskit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button