Shkarkohet zëvendësdrejtori i FBI-së

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Jeff Sessions ka shkakuar zëvendësdrejtorin e FBI-së Andrew McCabe, i cili është kritikur nga presidenti Donald Trump se ka shfaqur “paragjykim” në hetimin në lidhje me raportet e fushatës së tij me Rusinë, transmeton REL.

Session më 16 mars ka thënë se e ka shkarkuar McCabe dy ditë para se ai të dalë në pensionin e planifikuar, sipas rekomandimeve të inspektorit të përgjithshëm të FBI-së dhe zyrës për përgjegjësi profesionale.

Sessions ka thënë se hetuesit e FBI-së kanë “arritur në përfundim se zoti McCabe ka bërë një zbulim të pautorizuar para mediave dhe i ka munguar sinqeriteti në disa raste”.

Shkarkimi i McCabe vjen nëntë muaj pasi Trump shkarkoi James Comey nga pozita e drejtorit të FBI-së për shkak të mënyrës se si ai po trajtonte hetimin për Rusinë – një lëvizje kjo që alarmoi Kongresin çoi në emërimin e Robert Mueller si prokuror i posaçëm për këtë çështje.

Shkarkimi i McCabe ka rritur shqetësimin nëse ai është trajtuar ashpër për shkak të presionit politik nga Trump.

“Jam veçuar dhe jam trajtuar në këtë mënyrë për shkak të rolit që kam luajtur, veprimeve që kam ndërmarrë dhe ngjarjeve që kam qenë dëshmitar pas shkarkimit të James Comey”, ka thënë McCabe në një deklaratë.

“Ky sulm ndaj kredibilitetit tim është pjesë e një përpjekje të madhe… që të dëmtojë më tepër FBI-në, zbatuesit e ligjit dhe pjesëtarët e inteligjencës”, ka thënë ai.

Përveç se ka mbikqyrur hetimin mbi çështjen ruse, pasi Comey është shkarkuar, McCabe gjithashtu ka mbikqyrur hetimin e FBI-së rreth përdorimit të emailave privat nga ish-sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton,

Turmp e kishte kritikuar McCabe se ishte treguar i njëanshëm dhe në favor të Clintonit gjatë hetimeve të tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button