Bushpepa prezanton versionin final të këngës “Mall”, fansat të zhgënjyer (VIDEO)

Këngëtari Eugent Bushpepa, i cili do të na përfaqësojë këtë vit në Eurovision, ka prezantuar versionin final të këngës “Mall”. “Miq, ky është versioni final i këngës ‘Mall’ . Ky version do të këndohet nga Eugent Bushpepa në gjysmëfinalen e parë të Festivalit Eurosong, më 8 maj”, ka shkruar Bushpepa në faqen e tij zyrtare në facebook. Një videoklip shumë i thjeshtë, ku shfaqet këngëtari i cili interpreton i rrethuar nga orkestra e tij . Ndërsa kënga ka pësuar disa ndryshime në minutash dhe në ritmin e saj, e pikërisht kjo i ka zhgënjyer disa nga fansat, shkruan Bordo.al. 

Sipas fansave kënga ka humbur fuqinë që kishte në versionin e Festivalit, ndërsa shtojnë se kënga tashmë është monotone. Ndërsa në kanalin e Youtube të Eurovision shumë vlerësojnë faktin që më në fund këndohet në shqip ndërsa as aty nuk mungojnë komentet rreth faktit që përpunimi i ri nuk i duket aq dinamik.

Shqipëria nuk e ka prekur finalen e “Eurovisionit” që nga viti 2015, përfaqësuar nga Elhaida Dani me këngën “I’m alive”. Ndërkohë, suksesin më të madh e ruan Rona Nishliu, e cila përfaqësoi Shqipërinë në vitin 2012, dhe vendin e pestë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button