Miratimi i ligjit për gjuhët, deklarohet Ambasada e SHBA-së në Shkup

Ambasada e SHBA-së në Maqedoni në lidhje me miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, e ka përsëritur qëndrimin e ndihmësit të sekretarit shtetëror Ves Miçel, i cili të martën tha se është e rëndësishëm që Kuvendi të vazhdojë me agjendën e tij dhe të fokusohet në reformat e nevojshme, të cilat të gjitha partitë kanë thënë se i përkrahin, njofton Portalb.mk.

“Ashtu siç ta ndihmës sekretari shtetëror të martën, gjatë kohës së vizitës së tij në Shkup, Maqedonia ka bërë hapa të mëdha në procesin e ndërtimit të demokracisë së fuqishme. Vendi ka mundësi që të realizojë avancim drejt anëtarësimit në BE dhe në NATO, që shumica e të gjithë qytetarëve e përkrahin. Që të realizohet kjo ardhmëria në BE dhe NATO, është e rëndësishme që Kuvendi të vazhdojë me agjendën e tij dhe të fokusohet në reformat e nevojshme, të cilat të gjitha partitë kanë thënë se i përkrahin”, thonë nga Ambasada e SHBA-së në Shkup.

Nga Ambasada rikujtojnë në deklaratat e mbrëmshme të kryeministrit Zoran Zaev, i cili tha se “obligim dhe përgjegjësi e Qeverisë dhe liderëve partiak është që t’i avancojnë interesat e të gjithë qytetarëve në vend”.

Në lidhje me ligjin për përdorimin e gjuhëve, nga Ambasada rikujtuan edhe në deklaratën e zëvendëskryeministrit Bujar Osmani, i cili në Bruksel konfirmoi se “Qeveria e ka dërguar ligjin përpara Komisionit të Venedikut për mendim dhe rekomandim, që të jetë e sigurt se ai është në pajtueshmëri me standardet evropiane.

Pasi Ivanov s’e dekreton, si do të hyjë në fuqi ligji për gjuhët?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button