Rasti “Almir Aliu”, Joveski u përgjigjet katër prokurorëve shqiptarë

Prokurori republikan, Lubomir Joveski, ka reaguar ndaj 4 prokurorëve shqiptarë të cilët sot dolën me kërkesë që vrasësi i vogëlushit 4 vjeçar Almir Aliu, Boban Iliq, të ndiqet penalisht për “vrasje” dhe jo siç dje u rikualifikua lënda duke e ndjekur atë për aksident trafiku me pasoja vdekje, njofton Portalb.mk.

“Si prokuror publik i Republikës së Maqedonisë e dënoj procedurën e një pjese të prokurorëve në Prokurorinë Publike të Maqedonisë për kumtesën e publikuar për lëndën penale në lidhje me vdekjen tragjike të 4-vjeçarit Almir Aliu, pasi që vlerësoj se deklarata e tillë është jo-profesionale dhe se shkelet funksioni prokuror publik dhe rëndë është shkelur Kodi Etik i Prokurorëve Publik në Republikën e Maqedonisë.  Procedura e tyre e ka sjellë nën dyshime serioze pavarësinë, paanshmërinë, lojalitetin dhe dinjitetin e prokurorit publik, pasi që deklarata e tyre është e shkaktuar nga qëllime tjera të cilat nuk janë të lidhura me kryerjen e funksionit të prokurorit”, thotë Joveski.

Ai thotë se prokurorët në mënyrë të paautorizuar kanë deklaruar qëndrime në opinion pa verifikimin e Kolegjiumit të Prokurorisë, ndërkaq  të njëjtën ai e shquan si përpjekje për kryerjen e trysnisë ndaj Prokurorisë.

“Nuk do të lëshoj pe nga çfarëdo lloj ndikimi, e cila i ndalon përpjekjet për rregullimin e gjendjeve në Prokurorinë Publike në drejtim të kryerjes së funksionit të prokurorit në mënyrë profesionale, të paanshme, me ndërgjegje dhe ligjërisht. Prokurorët publik në kryerjen e funksionit nuk guxojnë që të jenë të mbisunduar nga mendimet subjektive dhe vlerësimet, nga trysnitë e opinionit ose politikës. Ligji është i barabartë për secilin dhe secilën lëndë, pa marrë parasysh përkatësisë së tij kombëtare, fetare ose politike dhe kështu duhet që të aplikohet. Lënda në detaje është referuar dhe shqyrtuar nga kolegjiumi i Prokurorisë së Lartë në Prokurorinë e Shkupit dhe në kolegjiumin e zgjeruar të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë, gjatë së cilës është vlerësuar se në lëndën penale është vepruar në pajtueshmëri me ligjin për procedurë penale, ligjin për Prokurori dhe parimet në punën e Prokurorisë Publike. Me kumtesën e prokurorëve drejtpërdrejt është dëmtuar funksioni i prokurorit publik dhe bëhet përpjekje që të ndikohet në vendimet për lëndën, pasi që ata konkretisht nuk e përfaqësojnë atë lëndë, ata nuk munden në opinion të japin qëndrimet që nuk janë verifikuar në kolegjium. Për atë, për procedurën e tyre do të diskutojë Kolegjiumi i Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq sjelljen e tyre duhet që ta shqyrtojë Këshilli i Etik i Prokurorëve Publik.

Reagimin e prokurorëve shqiptarë mund ta lexoni më poshtë:

Maqedoni, Gjykata e Kumanovës ka bërë shkelje të ligjit gjatë rikualifikimit të rastit të Almirit

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP