Studimi i fundit, fuqia e terapisë së luleve, pse duhet t’i keni në shtëpi, punë, kudo

Terapia e luleve është një ndër mënyrat më të mira që të zvogëlohet stresi, të përmirësohet humori dhe efikasiteti i punës dhe të ngrihet niveli i energjisë dhe i rezistencës ndaj sëmundjeve. Sipas gazetës Telegrafi, në hulumtimin e një ekipi profesoreshës Margaret Barçet të Universitetit Teknologjik të Sidnejit, është zbuluar që lulet e dhomës mund të ulin nivelin e toksinës në ajër madje për 20%, ndërkaq hulumtimet e tjera shtojnë që mund të zvogëlojnë lodhjen, kollën, inflamacionin e fytit dhe simptomat e ftohjes për më shumë se 30% dhe mungesën e shpeshtë nga puna për 60%, transmeton Revista Class.

Në të vërtetë, ajri në lokalet e mbyllura është 5 – 10% më i ndotur se ai i jashtmi. Te personat të cilët kryesisht qëndrojnë në hapësira të mbyllura mund të shfaqen probleme shëndetësore si p.sh.: kolla, vështirësi me frymëmarrjen, astma dhe problemet e tjera me sistemin e frymëmarrjes, si edhe problemet me sistemin kardiovaskular (siç është qarkullimi i dobët i gjakut). Disa shkencëtarë konstatojnë që për pastrimin, pasurimin e ajrit dhe mbajtjen e nivelit optimal të lagështisë në hapësirë nuk kanë rol vetëm lulet, por edhe mikroorganizmat të cilët jetojnë në rrënjët e tyre, në humus dhe në dheun në të cilin janë mbjellë.

Si duket, përparësia kryesore e luleve të gjendura kudo, në skrivaninë e punës, në shtëpi, në ambiente biznesi, kudo ndoshta nuk ndikon direkt në furnizimin me oksigjen, por në eliminimin e dioksidit të karbonit, i cili bën që të ulet produktiviteti i individit në çdo angazhim tijin, si në punë, familje, shoqëri, etj.

Atëherë çfarë prisni? Mbillni dhe blini sa më shumë lule që do të pasurojnë jo vetëm ambientin ku ju ndërveproni çdo ditë të jetës suaj, por mbi të gjitha do ndikojnë pozitivisht në shëndetin tuaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button