BDI Gostivar: Arkivi i Komunës së Gostivarit refuzon shkresat e kryesuesit komunal, Nasir Musliu

“Arkivi i Komunës së Gostivarit nën dirigjimin e Arben Taravarit ka refuzuar shkresat e kryesuesit të Këshillit komunal, Nasiu Musliu për të thirrur vazhdimin e seancës së tretë për ditën e hënë. Ky veprim skandaloz dëshmon që ligji tashmë nuk vlen për Arben Taravarin, i cili nuk zgjedh mjete për të arritur qëllimet e veta që dita ditës verifikohen si veprime antiligjore”, thuhet në njoftim për media, transmeton Portalb.mk.

Ato gjithashtu në njoftim thonë se me këtë refuzim është bërë shkelje ligjore.

“Duke u bazuar në ligjin për procedurë të përgjithshme administrative, shkresa e kryesuesit të Këshillit Komunal pasi u refuzua në arkivë duke u bërë një shkelje e rëndë ligjore, u adresua përmes Postës me procedurë të përshpejtuar dhe përmes adresës elektronike zyrtare të Komunës së Gostivarit. Për këtë veprim antiligjor të Taravarit u njoftua zyrtarisht Inspektorati shtetëror i administratës, si dhe institucionet e tjera kompetente”, thuhet në njoftim.

Ato në njoftim ftojnë kryetarin Arben Taravarin të ndalojë obstruksionet ndaj punës së Këshillit Komunal dhe të lejojë funksionimin normal të këtij organi komunal.

“Ftojmë Arben Taravarin të ndalojë obstruksionet ndaj punës së Këshillit Komunal dhe të lejon funksionimin normal të këtij organi komunal. Me këto veprime anti-ligjore, Taravari po tenton që me çdo kusht të bllokon punën e këshillit komunal dhe të parandalon miratimin e propozim – buxhetit të Komunës së Gostivarit të propozuar nga vet ai. Por, buxheti do të miratohet, sepse, shumica në Këshillin komunal përfaqëson zërin e shumicës së qytetarëve të Gostivarit të shprehur në zgjedhjet e fundit lokale”, thuhet në reagim.

BDI Gostivar: Buxheti i Komunës së Gostivarit do të votohet gjatë ditës së hënë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button