Gostivar, Taravari paralajmëroi fillimin e gjashtë projekteve infrastrukturore

Kanë filluar punimet për rikonstruktim të plotë të parkut të madh të qytetit në Gostivar.

Për të ndjekur punimet nga afër , në vendngjarje doli kryetari Arben Taravari, i cili me këtë rast njoftoi se së shpejti do të fillojë edhe asfaltimi i pesë rrugëve në territorin e komunës së Gostivarit, trnamseton Portalb.mk.

“Siç e shihni, tashmë kanë filluar punimet për rikonstruktim të plotë të parkut të madh, e që nënkupton nivelizimin e tokës, rregullimin e shtigjeve me pllaka bekatoni, prerjen e drunjve në fazë të kalbjes dhe zëvendësimi i tyre me fidane të reja, mbjellja e gjelbërimit e kështu me radhë, edhe atë në të dyja anët e lumit Vardar”, njoftoi në deklaratën e tij për media kryetari Taravari.

Punët për rikonstruktim të parkut, i kryen Ndërmarrja publike “Parkingje publike dhje gjelbërime”. Drejtori i kësaj ndërmarrjeje Muzafer Zulbehari njoftoi se punimet do të zgjasin rreth një muaj, ndërsa kostoja e projektit është rreth 30 mijë euro, para këto të siguruara nga vetë ndërmarrja.

Kryetari Taravari, njoftoi, po ashtu, se me fillimin e stinës së pranverës do të punohet intensivisht për realizim të projekteve të ndryshme infrastrukturore, duke veçuar me këtë rast, asfaltimin e pesë rrugëve në territorin e komunës së Gostivarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button