LSDM: Asistentë personal do të ndihmojnë personat me aftësi të kufizuara

Duke i ndjekur nevojat e qytetarëve, sidomos të njerëzve me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre, Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe Ministria përkatëse për Punë dhe Politikë Sociale, për herë të parë në Maqedoni sjellin Programin për asistencë personale të njerëzve me aftësi të kufizuara, transmeton Portalb.mk.

Programi i cili në tërësi do të financohet nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë, siguron asistencë personale për 100 persona të moshës prej 18 deri 64 vjet, të cilët kanë pengesa të rënda fizike ose kanë mungesë të plotë të të pamurit, thuhet në njoftimin e LSDM-së për media.

“Asistentët personal do të jenë njerëz që do të posedojnë çertifikatë për trajnim të përfunduar për aftësi për ndihmë personale, të konfirmuar nga Qendra publike për arsim të të rriturve dhe do të t’u ndihmojnë njerëzve me aftësi të kufizuara në realizimin e aktiviteteve të përditshme personale dhe shtëpiake. Për realizimin e programit tashmë janë siguruar 17.500.000 denarë nga Buxheti i Ministrisë për punë dhe politikë sociale, ndërsa ne Planin operativ për masa dhe shërbime për punësim në vitin 2018 janë paraparë mjete për trajnim të 100 personave të papunë, me çka këta njerëz do të punësohen”, thuhet në njoftim për media.

Në njoftim gjithashtu thuhet se me këtë zgjidhet kërkesa shumëvjeçare e njerëzve me aftësi të kufizuar, po edhe në të ardhmen do të kontribuojë për jetën e tyre të pavarur dhe të qëndrueshme

“Me këtë zgjidhet kërkesa shumëvjeçare e njerëzve me aftësi të kufizuar, po edhe në të ardhmen do të kontribuojë për jetën e tyre të pavarur dhe të qëndrueshme. Qeveria e udhëhequr nga LSDM vazhdon të kujdeset për të gjitha kategoritë e qytetarëve ndërsa përmes realizimit të masave vazhdon të punojë në krijimin e sistemit efikas të mbrojtjes sociale dhe institucione përgjegjëse që sjellin shërbime efikase dhe në kohë për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftim për media.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button